Home / Lajme / Maqedoni / Selmani:KSHZ bën farsë demokratike

Selmani:KSHZ bën farsë demokratike

7 qershor – PDSH nëpërmjet një reagimi për mediat vendimet e KSHZ-së për rivotime në 186 vendvotime i quan farsë demokratike të këtij komisioni.
“Shqiptarë, qytetar të R.M. ne ndajmë revoltën bashkë me ju si PDSH për tentimin e njollosjes së shqiptarëve duke i paraqitur ata para opinionit të gjerë se nuk dinë të shprehin vullnetin e tyre, e nuk ditkan të votojnë. Tash më është e qartë, qarqet antishqiptare dhe anti perëndimore janë mobilizuar skajshmërisht kundër PDSH –së, e me të edhe kundër shqiptarëve, si e si nëpërmjet të asaj parade në Tv të KSHZ, shqiptarët të demotivohen dhe se statusi i tyre juridiko – shoqëror të degradohet”, deklaroi nënkryetari i PDSH-së, Imer Selmani.
Sipas tij, iniciator dhe nxitëse e qarqeve antishqiptare, anti perëndimore është BDI –ja, e cila siç thuhet “bën aleancë me gjithkënd vetëm e vetëm me i dëmtuar shqiptarët dhe me të edhe PDSH –në”.
“Forcat anti shqiptare të udhëhequra nga KSHZ, shqiptarëve me të edhe PDSH –së ua prishë 51.638 vota. Kjo është ajo kasaphane ndaj shqiptarëve që kryetari i PDSH –së, z. Menduh Thaçi e paralajmëronte se mund të ndodhë. Por ju sigurojmë se PDSH –ja ende më vendosshmërisht do ti mobilizojë radhët e veta, do të komunikojë me shqiptarët dhe kërkesat e PDSH –së”, theksoi Selmani.

Ai tha se PDSH fuqimisht do të qëndrojë pas kërkesave dhe nuk do të heqë dorë nga to: kompromisi i menjëhershëm me Greqinë për emrin për tu anëtarësuar në NATO, përdorimi me Ligj i flamurit shqiptarë në nivel shtetëror, ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror, zgjidhja e statusit të pjesëmarrësve të Konfliktit të vitit 2001, njëjtë sikurse “Branitellat”, ndalimi i menjëhershëm i riprocesimit të Rasteve të Hagës, participimi i drejtë i shqiptarëve në institucionet e sistemit, si dhe njohja e Kosovës si shtet.
PDSH i apelon Gjykatës Supreme që siç thuhet “të mos bëhet pre e këtyre forcave të errëta, që nuk ia duan të mirën këtij vendit, që largon Maqedoninë nga strukturat euro-atlantike dhe destabilizon këtë shtet”.
“Më 1 Qershor i fituam këta forca të errëta shqiptare, ndërsa me 15 Qershor përsëri do i fitojmë me një fitore më bindëse”, theksoi nëkryetari i PDSH-së, Imer Selmani.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *