Home / Lajme / Maqedoni / SHBA:Qeveria të ndalojë dhunën në zgjedhje

SHBA:Qeveria të ndalojë dhunën në zgjedhje

2 qershor – Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh brengosje të thellë për shkak të mangësive të mëdha të shënuara nga vëzhgues të vendit dhe ndërkombëtar në zgjedhjet e djeshme parlamentare siç është pasqyruar në raportin e ODIHR të datës 2 qershor.
“Ne jemi posaçërisht të zhgënjyer nga shkalla e lartë e dhunës – që rezultoi me një të vdekur dhe disa të lënduar, frikësimi i votuesve, zyrtarëve të komisioneve zgjedhore dhe vëzhguesve të akredituar nga grupe të armatosura, të lidhura me partitë më të mëdha të shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
Në deklaratë thuhet se gjithashtu zhgënjyese ka qenë edhe lista e gjatë e parregullsive, siç thuhet vjedhja dhe mbushja e kutive të votimit dhe manipulimi i listave të votuesve në vendvotime,posaçërisht në veriperendim të vendit dhe në qytetin e Shkupit.
“Në disa raste vëzhguesit kanë vërejtur policë dhe zyrtarë të tjerë të rendit duke mos ndërmarrë asgjë përderisa parregullsitë ndodhnin ose duke u ndihmuar aktivisht autorëve të këtyre akteve. Votimi me probleme serioze më 1 qershor e diskrediton shumë këtë vend dhe ndikon negativisht në rrugën e saj për integrimin në BE dhe NATO. Me qëllim që të përmirsohet dëmi, qeveria doemos duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershme dhe të sigurojë që votimet me parregullsi, të cekura nga ODIHR, MOST dhe mbikqyrësit e tjerë të bashkësisë ndëkombëtare, do të anulohen dhe do të mbahen rivotime të rregullta, të drejta dhe të qeta (posaçërisht në zonat zgjedhore 1 dhe 6)”, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane tërheq vërejtjen se Qeveria duhet t’i largojë të gjithë zyrtarët e policisë të cilët lojalitetin e kanë në parti politike e jo në punën profesionale të policisë.
“Duhet t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm me qëllim që të sigurohet që asnjë forcë paralele e drejtuar nga ndonjë parti politike ose që mbështet ate, nuk do të lejohet të ndikojë votuesit ose votimin në ditën e rivotimit.
Me qëllim që të parandalohet përsëritja e ngjarjeve të 1 qershorit, doemos duhet të implementohen procedura rigoroze sigurimi për mbrojtjen e votuesve, anëtarëve të komisioneve zgjedhore dhe vëzhguesve. Qeveria duhet fuqimisht t’i hetojë, ndjekë dhe sanksionojë në mënyrë adekuate ata të cilët do të zbulohen si shkaktarë të atyre ngjarjeve, të cilët e dëmtuan imazhin demokratik të këtij vendi”, thuhet në fund të deklaratës së ambasadës amerikane në Shkup

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *