Home / Lajme / Maqedoni / Solana kërkon përsëritje të votimeve ku pati incidente

Solana kërkon përsëritje të votimeve ku pati incidente

2 qershor – Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe sigurisë i BE-së, Havier Solana kërkoi sot që të përsëriten votimet në vendvotimet ku sot janë shënuar incidente gjatë votimit.
Solana ka bërë thirrje në qetësi dhe ka shprehur shqetësime për shkak të problemeve të krijuara në këto zgjedhje.
Kabineti i përfaqësuesit të lartë të BE-së deklaroi se nga afër është duke ndjekur situatën dhe është në kontakt me të gjitha partitë politike. Solana është në pritje të qetësimit të situatës dhe se sipas tij këto zgjedhje janë test për pjekurinë politike të vendin dhe do të kenë një rol të rëndësishëm në ofrimin e vendit në BE.

Gjithashtu lexo

Sot para gjykatës themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij,pendohet vrasësi i Almir Aliut, u kërkon falje familjarëve

Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *