Home / Lajme / Maqedoni / Takimi DiCarlo-Thaçi

Takimi DiCarlo-Thaçi

27 qershor – Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane, Rosemary DiCarlo gjithashtu zhvilloi takim me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Kryetari i PDSH-së pas takimit deklaroi se “SHBA janë të interesuara që Maqedonia të ecë përpara duke implementuar Marrëveshjen e Ohrit dhe sa më parë të plotësojë standartet për në NATO dhe BE.
Sa i përket çështjes së emrit, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se duhet të arrihet kompromis nga të dyja palët.
Ai tha se prej sot do të fillojnë të funksionojnë grupet punuese dhe se është herët të bisedohet se për postet ministrore. .

“Sot kam takim me mandatarin Gruevski dhe presim që të precizojmë punët lidhur me formimin e koalicionit qeveritar “, deklaroi Thaçi pas takimit me zyrtaren e lartë amerikane në residencën e ambasadës amerikane në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *