Home / Lajme / Maqedoni / Televizioni i Maqedonisë fillon grevën

Televizioni i Maqedonisë fillon grevën

4 qershor – Të punësuarit në TVM prej sot fillojnë grevë për shkak të dy pagave të ngecura dhe kompensimeve për ushqim dhe transport për katër muajt e fundit.
Këtë sot e lajmëruan përfaqësues të Këshillit grevist, me ç`rast theksuan se të gjitha ekipet dhe studiot prej nesër nuk kanë obligim të punojnë, ndërsa ekipet mobile kanë të drejtë të mos dalin në terren.
Sipas paralajmërimeve, TVM do të përgatisë lajme leximi pa material të filmuar, e ndërkohë do të lëshohen klipe muzikore.

Të punësuarit për çdo ditë do të marrin instruksione për intensitetin dhe vazhdimësinë e grevës sipas normave të parapara, përderisa nuk marrin përgjigje për kërkesat e tyre. Këshilli grevist lajmëroi se kanë vendosur të ndërmarrin një hap të këtillë për shkak të mosmbatjes së takimit të caktuar për sot me drejtorët ekzekutiv të RTVM-së.
Një pjesë e të punësuarve në RTVM konsiderojnë se po ushtrohet trysni mbi të punësuarit në Radion e Maqedonisë, prej të cilëve, sipas grevistëve, kërkohet të mos e mbështesin grevën.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *