Home / Lajme / Maqedoni / Tentim për mbushje të kutive e kanë ndërprerë votimin në Banjicë të Epërme dhe në Çegran

Tentim për mbushje të kutive e kanë ndërprerë votimin në Banjicë të Epërme dhe në Çegran

Gostivarë, 1 qershor – Pas një orë e gjysmë nga fillimi i procesit zgjedhor në katër vendvotime në komunën e Gostivarit, votimi është ndërprerë, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor-Gostivar.
Kryetari i KKZ-së Gostivar, Refet Hajdari deklaroi se vendimi që të ndërpritet votimi është mospasja e kushteve për zhvillim normal të procesit zgjedhor.
Sipas tij, në vendvotimet 507 dhe 508 në fshatin Çegran, një grup personash të panjohur kanë tentuar t’i mbushin kutitë dhe me këtë rast një kuti votimi është dëmtuar. Incidenti është denoncuar nga Këshilli zgjedhor, pas së cilës kanë kërkuar nga KKZ-ja të intervenojnë, ndërsa materialet zgjedhore me shoqërim të policisë janë dërguar në Komision.

Incident i ngjashëm është vërejtur edhe në vendvotimet 515 dhe 516 në fshatin Banjicë e Epërme. Atje sipas KKZ-së Gostivar, një grup prej 20 personash të panjohur kanë ardhur në vendvotim dhe me dhunë kanë tentuar të mbushin kutitë. Këshillat zgjedhorë kanë kërkuar mbrojtje edhe me shoqërim policor i kanë dërguar materialet në komisionin zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *