Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi shpalli fitoren në kampin shqiptar

Thaçi shpalli fitoren në kampin shqiptar

2 qershor – Tetovë, 2 qershor-Partia Demokratike Shqiptar përmes liderit të saj Menduh Thaçi, sot ka shpallur fitues këtë parti në zgjedhjet e parakohëshme parlamanetare që u mbajëtn dje në Maqedoni.Sipas lidershipit të PDSH-së Menduh Thaçi, fitorja e PDSH-së në krahasim me BDI-në është 7 mijë vota, por sipas Thaçit fitorja është e thellë pasi që 13 mijë votat e PPD-së llogariten në koalicion që në përgjithësi rezultati del 120 mijë me 104 mijë.Garancë për këto vota Thaçi ka marrë nga lideri I PPD-së Vjeseli, të cilët sot u takuan në selinë e PDSH-së në Tetovë.” Ja bëjë me dije opinionit në Maqedoni se nuk duhet të bijnë pre e provokimeve mediale se ka fituar njëri apo tjetri.Faktet falisn e jo fjalët.PPD-ja në këto zgjedhje ka fituar 13 mijë vota dhe duke parë dhunën e ushtruar nga BDI-ja në arritëm një fitore të suksesshme dhe duka patur parasysh fitoren e PDSH-së e cila ka marrë diku rreth 107 vota në nivel republikan dhe të dy palët bëjnë diku rreth 120 mijë vota që do të thotë BDI-ja ka 104 mijë vota.Për ne fitorja është e thellë dhe këto dy parti PDSH dhe PPD, kanë korrur sukes”, theksoi Vejseli.Ndërkohë Thaçi tha se edhe prej gjithaçka atyre 45 kutive që na I kanë djeg me benzinë se kemi pasur ndryshimin e madh dhe e dini se simpatiznatët e PDSH-së janë militant dhe do të votojnë qind për qind për zotin Vejseli që të marrë edhe një deputet.”Gjithçka është e qartë, mandati I popullit shqiptar është këndej, dallimi në vota edhe pse janë shkatërruar shumë vota të këtij koalicioni sipas vlerësimeve tona afër 30 mijë , prap se prap kundrejt plumbave, kallashnikovëe, benzinit 120 mijë me 107 edhe numri I deputetëve është bukur I madh katër apo pesë deputet.Iniciativa e përbashkët e ne të dyve për tu bashkuar këto dy parti, do të kalojë nëpër organet e partisë dhe do të kalojë me sukses shumë shpejt”, tha kreu I PDSH-së Menduh Thaçi.

Krerërt e PDSH-së dhe të PPD-së kanë dal me qëndrim se shumë shpejt do të bëhet bashkimi I këtyre dy partive. “E dytë që dua të informoj është se biseduam me Thaçin, dhe është ngritur një iniciativë, për bashkimin e dy partive në një të ardhme të shpejtë në të cilën do të fillojë dhe fjalën e fundit do ta thonë organet e partisë, dhe shpresoj se shumë do të vijë deri te bashkimi I dy partive dhe nga këtu, ia jap mandatin kreut të PDSH-së lirisht se mund të flet në emër të votave të PPD-së me mandatarin Nikolla Gruveski”, tha Vejseli.Ndërsa Thaçi tha se në raundin ku do të përsëritet, aty gjithçka është e qartë se ata neve na I kanë vjedh votat me lloj lloj narko dilerësh, të cilëtr janë të njohur dhe aty do të fitojmë bindshëm dhe ai e ka të qartë se ka marrë fund dhe u apeloj qytetarëve që të jenë të qetë se gjithçka është nën kontroll.”Në Zonën 6 kemi katër mandate më shumë.Është amoralitet I skajshëm ai kërkon që të prishen votat në Tetovë ku kanë votuar 45 përqind e qytetarëve dhe dallimi është 50 me 13 mijë, a nuk duan ti prishin votat në Osllomej, Zajas, në Kërçovë, ku kanë votuar 97 përqind e qytetarëve dhe dallimi është katastrofal, dhe do të vazhdojmë komunikimet me partitë e vogla.në pyetjen se a janë llogaritur edhe 30 mijë votat ku janë prishur Menduh Thaçi, tha se nuk janë futur
Thaçi, theksoi se në vendet ku do të rivotohet simpatizantët e PDSH-së do të votojnë PPD-në dhe me këtë PPD-ja do të ketë dy deputet. PPD-së kjo ka parti ka fituar një deputet dhe është fitore e madhe e demokracisë, kur një parti e vogël fiton një deputet dhe duka patur rezistencën ndaj dhunës së madhe që u është bërë ndaj shpreha dhe I dhash garanca zotit Vejselit se ajo ka gjasa shumë të mëdha që të fitojë edhe një deputet, sepse tani nuk është me rëndësi se kush voton PDSH-PPD-në apo e kundërta”, deklaroi Thaçi.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *