Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:PDSH pjesë e qeverisë së ardhshme

Thaçi:PDSH pjesë e qeverisë së ardhshme

2 qershor – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi sot se partia e tij do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme dhe se ka patur kontakte joformale me liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
“Sa i përket kontakteve me mandatarin e ardhshëm në qeveri, kontakte janë zhvilluar, por joformale, por kuptohet që PDSH-ja do jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”, deklaroi Thaçi. Sipas tij, në zonat ku do të rivotohet PDSH-ja do të fitojë bindshëm. “Ata kërkojnë të prishen votat në zonën 6, ku kanë votuar 45 për qind e qytetarëve, ndërsa nuk kërkojnë të prishën votat në Kërçovë, ku kanë votuar 97 për qind e trupit votues. Nuk ka dyshim se PDSH-ja është pjesë e qeverisë së ardhshme të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sërish ka reaguar se në komunat ku graviton kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka fituar shumicën e konsiderueshme të votave dhe ka patur parregullësi të shumta.
Sipas shtabit të PDSH-së, BDI në Zajaz ka fituar 5727 vota ndërsa PDSH ka fituar 164 vota, në Osllomej BDI ka fituar 4943 vota, PDSH ka fituar 269 vota, në Kërçovë PDSH ka fituar 363, ndërsa BDI ka fituar 3151 vota.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *