Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Shërbimet sekrete dështën t`a destabilizojnë Maqedoninë

Thaçi:Shërbimet sekrete dështën t`a destabilizojnë Maqedoninë

17 qershor – Struktura të shërbimit sekret të një shteti fqinj kanë invetsuar me miliona euro që të destabilizojnë Maqedoninë por kjo fatmirëisht nuk ndodhi.Këtë e ka deklaruar lideri I PDSH-së Menduh Thaçi gjatë një takimi me gazetarë sot në Tetovë.
.”Dua t`I falemenderoj qytetarët sidmos shqiptarët që në raundin e dytë përkrahën masovikisht PDSH-në.Më vjen shumë keq dhe kërkoj mirëkuptim që ata këtë herë votuan nën tytat e mitralezave dhe kallashnikovëve, blindave të ndrsyhme të policisë, por normalisht skam mirëkuptim se gati asnjë motër, grue apo nën shqiptare nuk doli të votojë.Megjithatë patëm një rezultat fantastik dhe ne këto 90 mijë vota të pastra si loti do ti përdorim për intersat e shqiptarëve”, deklaroi kreu I PDSH-së.Sipas tij, të tjerët vazhduan pesë herë me radhë ti vjedhin dhe manipulojnë votat me një mijë zero, pesëqind me zero, nëntëqind me zero siç është rast në Tanushë 900 zero, Malinë 500 zero, Osllomej 5ose 6 mijë zero.” Besoj se ata fletëvotime shumë shpejt do të vijnë në zero dhe do të ngelin në shtëpitë e tyre.Nuk ka gjasa teorike që këto fletëvotime të përdoren për tu ngritur institucionet e një shteti demokratik.Sipas informacioneve që I kam një shërbim sekret I një shteti fqinj ka invetsuar miliona të shumta në një parti politike që të destabilizohet situata më gjërë , të ketë incidente dhe të prishet imazhi I Maqedonisë.Kjo nuk pati sukses”, theksoi lideri I PDSH-së Menduh Thaçi.Ai ka konfirmuar para gazetarëve se ka komunikuar me Gruevskin.”

Me zotin Gruevski kam biseduar mbrëmë në telefon dhe kemi qajtë hallet dhe dertet e përbashkëta me qëllim që të bëjmë maksimumin që të ruajmë stabilitetin e Maqedonisë.Apsolutikisht legjitime dhe legale që dikush të formojë qeveri dhe ne jemi parti që I respektojmë ligjet. Unë edhe njëherë them se BDI ka fletavotimi nuk janë vota dhe sa I përket qeverisë zotri Gruevski sipas kushtetutës është mandatar, ai vetë do të vendos se vetë do të bëjë qeveri, ose do të thirrë ndonjë parti është e drejtë e tij.Ne nëse marrin ftesë ajo do të shqyrtohet nga organet e partisë.Apsolitikisht nuk ka dilema se fitues është shteti për fat të mirë, nuk ka dilema se fituese është PDSH-ja Në Çair dhe Haracinë shtyhej me kallashnikov dhe në njësinë e gjasht nuk kishte të shtëna nuk kishte kallashnikov dhe përgjegjësi morale dhe politike do të mbajë klika e Ali Ahmetit”, deklaroi numri një I PDSH-së Menduh Thaçi.Ndërkaq sa I përket pyejtjes së parashtruar për akzuat ndaj zëvendëministrit të Punëve të Brendëshme Refet Elmazi dhe kryeshefit të sektorit për Punë të Brendëshme Faik Dervishi, udhëheqësi I PDSH-së tha se “vëzhguesit nuk kanë mandat të hulumtimit për zotri Refet Elmazi sepse ai nuk është më zëvendësministër I Punëve të Brendëshme sepse ai ka dhënë dorëheqje, apsolutikisht dhe me shumë përgjegjësi ju them se nuk kanë pasur asnjë detyrë nga partia që asnjë shtab partiak t`a udhëheq, ato janë shpekulime, ndërsa sa I përket kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë ju e dini se ai që dy muaj është jasht loje dhe askush nuk e pyet”, tha Thaçi
Sipas tij, tani më është I pakuptimtë procesi zgjedhor.”Kemi dorëzuar ankesa dhe mund të marrim së paku 3 ose katër mandate por nuk ka kuptim më kjo sepse dikush në mënyrë arogante vazhdon të na sjellë fletavotimi të mbushura.Kjo ka ngelë infektim nga Studeniçani, Cërni Vrv, deri në Tanushë dhe Zajas.Nuk është aq problem se sollën kuti të mbushura por problem është atje nuk kemi ligje , nuk funskionon kushtetutë dhe polici”, theksoi ai.Ndërsa, Thaç ka përjashtuar çdo mundësi që të koaliciojnë me BDI-në .”
Mendoj se me një strukturë të kriminalizuar nuk është mirë që PDSH-ja të merr frymë bashkërisht me BDI-në e jo më të ulet bashkërisht”, theksoi lideri I PDSH-së para gazetarëve në Tetovë..

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *