Home / Lajme / Maqedoni / Vidhen materialet zgjedhore në Reçicë të Madhe

Vidhen materialet zgjedhore në Reçicë të Madhe

15 qershor – Në Reçicë të Madhe të Tetovës mbrëmë është vjedhur materiali zgjedhor për tre qendra të votimit dhe se sot nuk është zhvilluar procesi i votimit.
Policia po heton ngjarjen, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po shqyrton mundësinë e riaktivizimit të procesit të votimit. Pas hetimeve në vendin e ngjarjes komisioni zgjedhor ka konstatuar se në një vendvotim me vonë mund të filloj votimi.
Pas këtij rasti, në këto qendra të votimit të drejtën e votimit nuk mund ta shprehin rreth 2500 qytetarë. KSHZ bëri të ditur se do të bëjë llogaritë se a do të ndikojnë këto vota në rezultatin përfundimtar dhe nevojën e mundësisë së përsëritjes së votimit. Ndërkohë, në të gjitha 184 qendrat e tjera të votimit ka vazhduar procesi i rregullt zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *