Home / Lajme / Maqedoni / VMRO 62 deputetë, BDI 14 dhe PDSH 13 deputetë

VMRO 62 deputetë, BDI 14 dhe PDSH 13 deputetë

2 qershor – Në bazë të rezultateve të para jozyrtare në zgjedhjet e djeshme parlamentare fitore bindëse ka arritur koalicioni i prirë nga VMRO-DPMNE me 62 deputetë, koalicioni “Dielli” i udhëhequr nga LSDM me 29 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim me 14 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me 13 deputetë, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) me 1 deputetë dhe Partia për Ardhmëri Evropiane(PAE) me 1 deputetë.
Sipas përqindjeve nga rezultatet paraprake në gjashtë njësitë zgjedhore në epërsi është VMRO-DPMNE me 46,78 për qind të votave të fituara, koalicioni opozitar i udhëhequr nga LSDM me 22,50 për qind të votave, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me 10, 90 për qind, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me 10, 02 për qind dhe Partia për Prosperitet Demokratik me 1, 05 për qind të votave.

Sipas përfaqësuesve të KSHZ-së në njësinë zgjedhore numër gjashtë do të përsëritet votimi në disa vendvotime ku janë 25 mijë vota, të cilat mund të ndryshojnë raportet brenda partive politike. Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) që drejtohet nga Bardhyl Mahmuti dhe Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) nuk kanë arritur të fitojnë asnjë mandat deputeti.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *