Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Shqiptarët nuk pranojnë emër që i përjashton të tjerët

Ahmeti: Shqiptarët nuk pranojnë emër që i përjashton të tjerët

7 korrik – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me mosmarrëveshjen me Greqinë, theksoi se shqiptaret assesi nuk do pranonim emër që i përjashton të tjerët, si për shembull “Sllavo-Maqedoni” ose “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”.
Ahmeti, në një intervistë për Tribunën, për herë të parë ka sqaruar se BDI-ja në parim ka qenë dhe mbetet në qëndrimin për mbrojtjen e emrit kushtetues.
“Ne e dimë se sa rëndësi ka emri i këtij shteti për identitetin e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, andaj edhe ua japim një përparësi të vogël atyre në zgjedhjen e këtij problemi”, deklaroi Ahmeti.

Ai ka theksuar se pa realizmin e të drejtave kolektive të shqiptarëve, Maqedonia do mbetet peng i mosmarrëveshjeve ndëretnike, kurse shqiptarët nuk duan të mbeten peng i një shteti ku ka probleme të pazgjidhura ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *