Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Arrihet marrëveshja për qeverinë

BDI: Arrihet marrëveshja për qeverinë

4 korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) bëri të ditur sot pasdite se ka arritur marrëveshje për koalicionim me VMRO-DPMNE.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Radio Evropa e Lirë dhe Alsat, të cilët janë thirrur në burime të larta të BDI-së, ku sonte kryesia qendrore e kësaj partie do ta verifikojë marrëveshjen. Për marrëveshjen me BDI-në, po sonte pritet të vendos komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMME-së.
Sipas burimeve partiake, BDI-ja në pushtetin e ri do të ketë të pakten katër ministri dhe postin e Zëvendëskryeministrit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Mandatari për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski bisedimet për Qeverinë e re i ka zhvilluar edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit, por në fund është përcaktuar që partner i partisë së tij në Qeveri të jetë BDI-ja e cila edhe është fituese e zgjedhjeve në radhë e shqiptarëve të Maqedonisë, bën të ditur lajmi që thirret në burime partiake.

12 korriku është afati i fundit kur në Kuvend duhet të paraqitet për miratim programi dhe përbërja e re qeveritare. Nëse konkretizohet marrëveshja VMRO-DPMNE dhe BDI do të kenë dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *