Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Qeveria e re të përkushtohet në përmbushjen e reformave

Fuere: Qeveria e re të përkushtohet në përmbushjen e reformave

7 korrik – Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere në një deklarat për media përshëndeti marrëveshjen e arritur për koalicionim mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE.
Sipas tij, me rëndësi është që kjo përbërje e re qeveritare, të përkushtohet në implementimin e kritereve për anëtarësimin e vendit në BE dhe të ndëshkojë autorët e incidenteve parazgjedhore.
“Me rëndësi është që kjo qeveri t’u përkushtohet plotësisht përmbushjes së reformave, posaçërisht atyre 8 kritereve që u vendosën nga ana e BE-së. Kjo është e një rëndësie të madhe për të gjithë, posaçërisht kur kihet parasysh se koha është shumë e shkurtër. Presim që qeveria e re të vazhdoj dhe t’i qëroj hesapet me të gjithë ata persona që kanë qenë të involvuar në parregullësitë zgjedhore dhe kanë shkaktuar incidente gjatë kohës së zgjedhjeve. Presim që qeveria e re t’i bëj ndryshimet në Kodin Zgjedhor me qëllim që të mund të siguroj garanci se do të jetë krejt në rregull sa u përket zgjedhjeve lokale që do të mbahen në pranverë të viti të ardhshëm”, tha Fuere.
Ai ka përshëndetur edhe deklaratën e PDSH-së së do të jetë opozitë konstruktive.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *