Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski i dorëzoi Kuvendit listën e kabinetit qeveritar

Gruevski i dorëzoi Kuvendit listën e kabinetit qeveritar

12 korrik – Mandatari për formimin e Qeverisë së re Nikola Gruevski ka dorëzuar pranë Kuvendit programin e Qeverisë dhe përbërjen e kabinetit të tij qeveritar..
Me dorëzimin e listës së kabinetit qeveritar tashmë janë publikuar edhe emrat e të gjithë ministrave nga VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI)..
VMRO-DPMNE do të mbajë ministritë e deritanishme që i kishte drejtuar edhe gjatë qeverisjes së deritanishme. Ndërsa BDI ka propozuar emra të rinj në gjashtë dikaster ministrore që do të udhëheq..
Kryeministër:Nikolla Gruevski.
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike:Zoran Stavrevski.
Zëvendëskryeministri për çështje të Marrëveshjes së Ohrit: Abdulhaqim Ademi.
Zëvendëskryeministri për evrointegrime: Ivica Bocevski nga VMRO-DPMNE.
Ministër i Mbrojtjes:Zoran Konjanovski, VMRO-DPMNE.
Ministër i Brendshëm: Gordana Jankullovska, VMRO-DPMNE.
Ministër i Drejtësisë: Mihajllo Manevski.
Ministër i Punëve të Jashtme: Antonio Milloshoski.
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale: Xhelal Bajrami, BDI.
Ministër i Financave: Trajko Sllavevski.
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Pero Stojanovski, VMRO-DPMN

Ministër i Ekonomisë: Fatmir Besimi, BDI.
Ministër i Bujqësisë: Aco Spasenovski, Partia Socialiste.
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve: Mile Janakievski, VMRO-DPMNE.
Ministër i Shëndetësisë: Bujar Osmani, BDI.
Ministër i Kulturës: Elizabeta Kançevska, VMRO-DPMNE.
Ministër i Pushtetit Lokal: Musa Xhaferi, BDI.
Ministër i Ambientit Jetësor: Nexhati Jakupi, BDI.
Ministria për Shoqëri informatike: Ivo Ivanovski, VMRO-DPMNE.
Ministër pa resor:Hadi Neziri, Partia Demokratike Turke.
Ministër pa resor:Nexhdet Mustafa, Partia për Emancipimin e Romëve.
Ministër pa resor:Vele Samak.
Seanca parlamentare në të cilën do të votohet për përbërjen e qeverisë së re është caktuar që të mbahet më 26 korrik kur është afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *