Home / Lajme / Maqedoni / Kandidatët për ministra të BDI-së takohen me Gruevskin

Kandidatët për ministra të BDI-së takohen me Gruevskin

8 korrik – BDI bëri të ditur se është e kënaqur nga takimi i mbrëmshëm joformal midis kandidatit për zëvendëskryeministër Abdulhakim Ademi dhe mandatarit për kryeministër Nikolla Gruevski.
Në takimin me mandatarin Gruevski kanë marrë pjesë edhe kandidatët e tjerë për ministra nga radhët e BDI-së, përveç kandidatit për ministër të ekonomisë, Fatmir Besimi. Gruevski në këtë takim është interesuar për mënyrën e menaxhimit të resorëve ministror nga kandidatët e propozuar. Pritet që të nesër ose pasnesër mandatari të bëjë të ditur përbërjen e plotë të kabinetit të tij qeveritar.
BDI gjithashtu nesër do të vendos për caktimin e zëvendësministrave, siç janë paraparë zëvendësministrat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Financave. Kjo parti bën të ditur se çështja e zyrtarizimit të gjuhës shqipe do të zgjidhet me ligj në kuadër të nenit 5 të Kushtetutës dhe në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Poashtu edhe çështja e përkujdesjet institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës të UÇK-së do të zgjidhet në bazë të kushtetutës dhe ligjeve aktuale.

Por ligji për policinë, ligji për simbolet kombëtare si dhe çështjet e tjera me siglën etnike do të hapen pasi që të zgjidhen çështja e përdorimit të gjuhës, statusi i viktimave të luftës dhe projektet e tjera në planin e evrointegrimeve.
BDI gjithashtu ka bërë të ditur edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e demarkacionit të kufirit.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *