Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ shpalli të përfunduara zgjedhjet

KSHZ shpalli të përfunduara zgjedhjet

4 korrik – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot pasdite i shpalli të përfunduara zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, pasi që Gjykata Supreme nuk pranoi ankesat e PPD-së për rivotime të sërishme.
Sipas KSHZ-së, PPD dorëzoi pranë Gjykatës Supreme për të shqyrtuar katër ankesat e saj për përsëritjen e votimeve në 10 qednra votimi në njësinë e gjashtë zgjedhore. Anëtarët e kësaj gjykate nuk pranuan ankesat e kësaj partie, duke i quajtur të pabaza.

KSHZ bën të ditur se me këtë mbyllet procesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 1 qershorit në Maqedoni. Në këto zgjedhje koalicioni i VMRO-DPMNE-së fitoi 63 deputetë, koalicioni “Dielli” i LSDM-së fitoi 27 deputetë, BDI 18, PDSH 11 dhe PAE 1 deputet.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *