Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja Qytetare Shqiptare kundër dënimeve për rastin e Brodecit

Lëvizja Qytetare Shqiptare kundër dënimeve për rastin e Brodecit

12 korrik – Organizata Lëvizja Qytetare Shqiptare ka reaguar ndaj dënimit të shpallur me 192 vjet burg për të akuzuarit e rastit të Brodecit.
Lëvizja Qytetare Shqiptare në reagimin e sajë e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Themelore të Shkupit që dënoi me 192 vjet burg 13 të arrestuarit e Brodecit.
Siç thuhet në këtë reagim, sipas vlerësimit të kësaj lëvizje dhe 40.000 qytetarëve të tjerë të cilët nënshkruan për pafajsinë e brodecasve të arrestuar në aksionin famëkeq “Stuhia Malore”, që u ndërmor ndaj banorëve të fshatit Brodec, që të gjithë ishin viktima, civilë të pafajshëm.

Lëvizja Qytetare Shqiptare njëherit ka kërkuar nga institucionet relevante të vendit dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojnë vendimin e marrë, për të cilin kjo lëvizje vlerëson se ishte i padrejtë dhe të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe sjelljen e drejtësisë në vend.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *