Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja ZGJOHU reagon për Rregulloren e re të Parlamentit

Lëvizja ZGJOHU reagon për Rregulloren e re të Parlamentit

22 korrik – Lëvizja Qytetare ZGJOHU! Shkup shpreh shqetësim të thellë në lidhje me mënyrën e miratimit si dhe përmbajtjen e Rregullores për punë të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.
“Shqetëson fakti që Rregullorja e miratuar nuk mundëson korespondencë në gjuhën shqipe e as kryesimin e komisioneve si dhe seancave parlamentare në gjuhën shqipe. Miratimi i rregullores me urgjencë dhe në mungesë të opozitës dhe debatit publik i ngjan veprimeve të sistemeve të njëmendësisë. Urojmë që ky hap i zhvëndosjes së standardave dhe aplikimi i logjikës së njëmendësisë nga ana e qeverisë teknike të jetë i fundit dhe të mos shndërrohet në praktikë të veprimit të qeverisë pas 26 korrikut 2008”, thuhet në reagimin e Lëvizjes ZGJOHU!.

Kjo lëvizje përshëndet vendosjen e praktikës së formimit të qeverisë nga të përzgjedhurit e dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, por përkujton që mandati i popullit në zgjedhjet e qershorit u dha për të përmbushur premtimet parazgjedhore dhe për të përmbyllur çështjet e hapura ndëretnike duke përfshirë ligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ligjin për veteranët e UÇK-së, ligjin për përdorimin e flamurit kombëtar, njohje të menjëhershme të Kosovës, etj.
“Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e mbarëvajtjes së proceseve në interes të qytetarëve shqiptarë si dhe vështirësinë e rrethanave politike në vend, ZGJOHU! vihet në dispozicion për të ndihmuar në avancimin e çështjeve ndëretnike në vend”, thuhet në fund të reagimit të kësaj organizate.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *