Home / Lajme / Maqedoni / Lokalizohet zjarri në zonën industriale në Shkup 07/07/2008 17:10:32

Lokalizohet zjarri në zonën industriale në Shkup 07/07/2008 17:10:32

7 korrik – Ekipet e zjarrëfiksëve pas reagimeve të shpejta kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin që përfshiu pjesë të zonës industriale në Shkup.
Zjarri është lokalizuar dhe nuk është lënë të përhapet në repartet tjera prodhuese në këtë zonë. Siç njoftohet nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar.
14:10- Zjarrë i madhe e kaploi të hënën depon e ndërmarrjes “ Kozhara” e cila gjendet në zonën industriale të Shkupit, ku janë vendosur shumë kapacitete dhe reparte tjera prodhuese.
Ekipet e zjarrëfiksve kanë arritur në vendin e shpërthimit, por nuk kanë arritur akoma ta lokalizojnë zjarrin i cili po përhapet dhe mund të rrezikoj edhe repartet tjera.

Sipas dëshmitarëve në terren kanë dalur edhe automjete të “ Ujësjellsit” dhe të Ndihmës së Shpejtë. Arsyet dhe shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende janë të panjohra.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *