Home / Lajme / Rajon / Mjeku Dabiq identiteti i rremë i Radovan Karaxhiçit

Mjeku Dabiq identiteti i rremë i Radovan Karaxhiçit

22 korrik – Ish udhëheqësi serb i Bosnjes, Radovan Karaxhiç deri para arrestimit të tij fshihej në Beogradin e ri duke shfrytëzuar një identitet të rrejshëm me emrin Dragan Dabiç.
Kryetari i këshillit për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Rasim Lajiç publikoi sot për gazetarët fotografitë e Karaxhiçit, i akuzuar për genocid dhe krime ndaj civilëve boshnjak në luftën e Bosnjës.
Gjykatësi për krime të luftës, Vladimir Vukçeviç njoftoi se Karaxhiç është arrestuar në rrethinë të Beogradit, derisa po tentonte të ndryshonte lokacionin e qëndrimit të tij. Karaxhiç po shfrytëzonte dokumente të rrejshme me emrin e Dragan Dabiç, ndërsa gjatë 13 viteve të arratisjes së tij ai po merrej me mjekësi alternativa dhe në këtë mënyrë ka përfituar para. Ai kishte punuar në një Klinikë private dhe vendstrehimi i fundit ishte Beogradi i ri.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *