Home / Lajme / Maqedoni / OSBE mbështet trajnimin e avokatëve për të drejtat e njeriut

OSBE mbështet trajnimin e avokatëve për të drejtat e njeriut

04 korrik – Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe përkrahja e standardeve ndërkombëtare është tema kryesore e trajnimit për avokatët mbrojtës, i filluar sot në Strugë.
Tridhjetë avokatë mbrojtës nga mbarë vendi do të mësojnë se si të aplikojnë më mirë nenet 5 dhe 6 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në nivel kombëtar, si dhe standardet ndërkombëtare për gjykim të drejtë.
Trajnimi tri-ditor është pjesë e projektit të inicuar nga Shoqata e avokatëve të vendit dhe i mbështetur nga Misioni Vëzhgues i OSBE-së në Shkup.
“Ligjet po bëhen të ndërlikuara dita-ditës dhe çdo avokat mbrojtës duhet të rifreskojë njohuritë dhe të rrit aftësitë profesionale në mënyrë që klientët e vet t’i shërbejë me shërbimet më të mira të mundshme,” ka thënë Holger Hembach, drejtor i pogramit për reformim të gjyqësisë në Departamentin për sundim të ligjit pranë Misionit të OSBE-së.

Nenad Janiçeviç, kryetar i Shoqatës së avokatëve ka shtuar: “Vetëm avokati i trajnuar mirë mund t’i përgjigjet profesionit në mënyrë të duhur dhe të mundësojë mbrojtje të fortë dhe cilësore. Për këtë arsye, një nga qëllimet tona kryesore është të ndërtojmë mekanizma efikase edukuese që do të rrisin në mënyrë të vazhdueshme teknikat e gjykimit të avokatëve mbrojtës, standardet etike, si dhe njohuritë e tyre juridike.”
Pas përfundimit të këtij trajnimi, avokatët mbrojtës do të transferojnë njohuritë tek kolegët e tyre nëpërmjet serisë prej 12 trajnimesh një-ditore rajonale.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *