Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti nga mesi i korrikut do të votoj kabinetin e ri qeveritar

Parlamenti nga mesi i korrikut do të votoj kabinetin e ri qeveritar

6 korrik – Mandatari për formimin e Qeverisë Nikolla Gruevski deri më 12 korrik do të duhet që t`ia dorëzojë Parlamentit programin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.
Pas përmbylljes së këtij afati, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski në afat prej 15 ditëve do të duhet të votojë kabinetin e ri qeveritar të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Sipas afateve të parashikuara, Qeveria e Maqedonisë do të finalizohet më 6 gusht.Koalicioni i partive me VMRO-DPMNE-në përbëjnë 63 deputetë, BDI 18 deputetë dhe PAE 1 deputetë. Kjo maxhorancë përbën shumicën e numrit të deputetëve në Parlamentin prej 120 anëtarësh.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *