Home / Lajme / Maqedoni / Përfundoi takimi i kreut shtetëror për çështjen e emrit

Përfundoi takimi i kreut shtetëror për çështjen e emrit

8 korrik – Kreu shtetëror i Maqedonisë takimin e sotëm kanë shqyrtuar disa skenare të mundshme që pritet të pasojnë për çështjen e emrit.
Në këtë takim kanë marrë pjesë presidenti Branko Cërvenkovski, kryeministri Nikolla Gruevski, shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski, negociatori Nikolla Dimitrov si dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Martin Protugjer.
Sipas informacioneve takimi ka qenë një nga më konstruktivët deri tani, ku kreu i shtetit ka biseduar për skenaret afatshkurtëra dhe afatgjata, por nuk janë bërë të ditur konkluzionet me të cilat do të sillet Maqedonia, në rast se Greqia do të bllokojë integrimin e vendit në institucionet ndërkombëtare.
Ky takim zhvillohet para një takimi të ri që paralajmërohet në Nju Jork midis ndërmjetësit Metju Nimic dhe negociatorëve të Shkupit dhe Athinës.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *