Home / Lajme / Maqedoni / PPD shkrihet në PDSH, Vejseli nënkryetar i Thaçit

PPD shkrihet në PDSH, Vejseli nënkryetar i Thaçit

25 korrik – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ai i PPD-së, Abduladi Vejseli sot në Tetovë firmosën marrëveshjen e bashkimit të këtyre dy subjekteve politike.
Sipas marrëveshjes, partia më e vjetër shqiptare në Maqedoni do të shuajë aktivitetin e saj politik, ndërsa lideri i deritanishëm Vejseli do të jetë nënkryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).
Vejseli deklaroi se vendimi është legjitim, edhe pas zërave të ndryshme kundër kësaj shkrirje të PPD-së në PDSH. “Në çdo parti mund të ketë të pakënaqur, por të cilët vendin nuk e kanë në skenën politike.PPD sot me vendim të organeve të saj i bashkohet PDSH-së dhe ky është akt i kryer. Në Maqedoni ka ligje për partitë politike dhe me 1 mijë nënshkrime çdokush mund të formojë parti”, deklaroi ish-kryetari i PPD-së, Abduladi Vejseli. Sipas tij, bashkimi me PDSH-në ka për qëllim konsolidimin e bllokut politik shqiptar në Maqedoni.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se kjo është një ngjarje e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni. “Bashkimi i PDSH dhe PPD është një akt i veçant.Unë jam paraqitur në skenën politike si fraksion i PPD-së.Kjo që po ndodh sot është verifikim i veprimit tim politik dhe të bashkëpunëtorëve të mi”, deklaroi Thaçi.
Ai nënvizoi se nuk ka dallime ideologjike midis dy partive dhe prandaj ndodhi bashkimi i tyre. Por nga ana tjetër, fraksioni tjetër i PPD-së që është kundër këtij vendimi, sot në Shkup do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme ku do të afirmohet edhe më tej vazhdimi i funksionimit të PPD-së.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *