Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria kërkon dënime maksimale për Brodecin

Prokuroria kërkon dënime maksimale për Brodecin

8 korrik – Prokurori publik i Shkupit, Kiro Shteriev kërkoi dënime maksimale për të arrestuarit dhe të arratisurit e rastit të Brodecit.
Ai këtë e bëri të ditur sot gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj 13 personave të arrestuar nga Brodeci që mbahen në paraburgim dhe 4 të tjerëve që janë në arrati.
Sipas tij, të dyshuarit në pjesën e dytë të vitit 2007 kanë kryer vepra penale terrorizëm dhe vepra armiqësore ndaj shtetit si dhe kanë pasur më tepër se 30.000 copë armatim të ndryshëm.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtjës, Taip Elezi ka hudhur poshtë kërkesën e Prokurorit publik, duke deklaruar se personat e paraburgosur janë fshatarë të Brodecit dhe persona të pafajshëm. Sipas tij, faktet e organeve shtetërore dhe gjykata nuk kanë arritur ta dëshmojnë fajësinë. Avokatët mbrojtës thanë se do të ankohen nëpër gjykatat më të larta dhe institucione të tjera për të kërkuar drejtësinë.

Dënimet për 17 personat që kanë të bëjnë me rastin e Brodecit pritet të jepen pasi të dëgjohen edhe rrëfimet e vetë të akuzuarve.
Aksioni policor në Brodec i ashtuquajtur “Stuhia Malore” u zhvillua më 7 nëntor 2007, me ç`rast policia në kërkim të një grupi të armatosur vrau Ramadan Shitin, Hisni Ahmetin, Bekim Mehmetin, Ferat Shahinin, Imer Gavazin, Fidan Fejzullahun si dhe 13 të tjerë janë arrestuar.(INA)

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *