Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e Maqedonisë përshëndeti arrestimin e Karaxhiçit

Qeveria e Maqedonisë përshëndeti arrestimin e Karaxhiçit

22 korrik – Qeveria e Maqedonisë sot ka përshëndetur arrestimin e të shumëkërkuarit të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.
Në komunikatë thuhet se Qeveria e Maqedonisë i përshëndet hapat e qeverive të rajonit për forcimin e proceseve evrointegruese, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e shtetit juridik.
“Kjo tregon se ka kaluar koha dhe dekada tragjike ballkanike e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dhe këtë t`ia lëmë shkencës së historisë, ndërsa vendet e rajonit të përkushtohen në ndërtimin e përbashkët të së ardhmes evropiane në gjithë Ballkanin”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *