Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e re do të votohet më 26 korrik

Qeveria e re do të votohet më 26 korrik

13 korrik- Kabineti i ri qeveritar në Maqedoni do të votohet më 26 korrik, pasi që mandatari Nikolla Gruevski dje dorëzoi programin e Qeverisë së re dhe përbërjen e saj..
Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ka vendosur që të thirrë më 26 korrik seancën për miratimin e Qeverisë së re që përbëhet nga koalicioni i VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI).
Koalicioni midis këtyre dy partive dhe Partisë për Ardhmëri Evropiane(PAE) që ka një deputetë ka shumicën absolute prej 82 nga 120 vende deputetësh në Parlamentin e Maqedonisë. Për miratimin e Qeverisë së re nevojitet shumica prej 61 deputetësh. Partia shqiptare BDI në kuadër të Qeverisë do të drejtojë 5 dikastere ministrore dhe detyrën e zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *