Home / Lajme / Maqedoni / Referendum kundër ndërtimit të kishës në sheshin e Shkupit

Referendum kundër ndërtimit të kishës në sheshin e Shkupit

10 korrik – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski paralajmëroi sot organizimin e referendumit kundër ndërtimit të kishës ortodokse në qendrën kryesore të Shkupit.
Vendimin për ndërtimin e kishës është propozuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa është miratuar gjatë qeverisë së kaluar. Por nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit ka dalur kundër këtij vendimi, duke bërë të ditur se në planin e detajuar urbanistik nuk parashihet ndërtimi i një objekti të tillë.
Qeveria miratoi ndërtimin e kishës të ashtuquajtur Shën Konstantini dhe Elena në sheshin “Maqedonia” në Shkup, pikërisht në lokacionin ku ka qenë shtëpia e humanistes dhe nobelistes shqiptare Nëna Terezë.

Reagime kundër ndërtimit të këtij objekti fetar pasuan edhe nga partitë shqiptare dhe maqedonase, shoqatat shqiptare dhe institucionet fetare.Por kundër kësaj fushate janë bashkangjitur edhe arkitektë dhe personalitetet të tjera maqedonase.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski deklaroi se do të ankohet pranë Gjykatës Kushtetuese kundër ndërtimit të kësaj kishe dhe ndryshimit të planit urban. Sipas tij, nëse nuk do të ketë mbështetje lidhur me këtë, atëherë ai ka paralajmëruar mbajtjen e një referendumi gjithëpopullor.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *