Home / Lajme / Maqedoni / RTVM drejt mbylljes

RTVM drejt mbylljes

25 korrik – Radiotelevizioni i Maqedonisë do të mbyllet dhe do të shkojë në falimentim, pasi që Parlamenti dje miratoi ndryshimet e Ligjit për Veprimtari Radiodifuzive.
Me ndryshimet e ligjit që ka propozuar Qeveria do të pasojë procesi i falimentimit të Radiotelevizionit të Maqedonisë që udhëhiqet si ndërmarrje radiodifuzive nën ombrellën e shtetit, gjegjësisht Parlamentit të Maqedonisë si servis publik me tre kanale televizive dhe tre radiokanale dhe programe në gjuhët e të gjitha komuniteteve në Maqedoni.

Sipas planit qeveritar, RTVM do të likuidohet si ndërmarrje dhe do të largohen nga puna të gjithë 1.100 të punësuarit. Më pas do të pasojë formimi i një ndërmarrje të re me një numër të vogël dhe profesional të të punësuarve. Qeveria ndërmori këtë hap, pasi RTVM është në krizë të rëndë financiare, me borxhe deri në 15 milion euro, me staf të ngarkuar të të punësuarish dhe joprofesional. Qeveria aplikon që më pas të fillojë edhe pagesa e taksës radiodifuzive nga ana e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *