Home / Lajme / Maqedoni / Të rinjtë e PPD-së kundër bashkimit me PDSH-në

Të rinjtë e PPD-së kundër bashkimit me PDSH-në

22 korrik – Prosperiteti rinor i PPD-së ka kundërshtuar sot bashkimin e partisë së tyre me PDSH-në, duke i kërkuar dorëheqjen edhe të liderit të tyre aktual Abdulhadi Vejseli.
“Kryesia qëndrore e Prosperitetit Rinor të Partisë për Prosperitet Demokratik e dënon ashpër paraqitjen e disa funksionarëve të PPD-së që ende sorollaten rreth Abdulhadi Vejselit, si pjesëtarrë të njëfarë komisioni për shkrirjen e PPD-së në PDSH. Për hir të së vërtetës opninioni i gjërë pubik duhet ta dij se ai komision është formuar me vendim të 6 antarëve të kryesisë qëndrore të PPD-së”, thuhet në reagimin e të rinjve të PPD-së.
Prosperiteti Rinor kërkon urgjentisht largimin nga PPD-ja të Abdulhadi Vejselit dhe grupit të interesit që ka rreth tij.

Sipas komunikatës, Inicativës së Prosperiteti Rinor i qëndrojnë besnik dhe e përkrahin edhe shumë degë të PPD-së ndër të cilat janë: Dega Karshiakë, Tetovë, Kumanovë, Llabunisht, Çair, Resnjë, Zhitoshë, Prilep, Gostivar, Dibër, Ohër, Strugë etj.
Siç bëhet e ditur PPD do të formojë kryesinë e përkohshme dhe do ta udhëheqë partinë deri në kongresin e rradhës sepse mandati i kësaj kryesie ka mbaruar pasi që janë plotsuar katër vitë që nga zgjedhja e Vejselit për kryetar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *