Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdoi procesi gjyqësor kundër grupit të Agim Krasniqit

Vazhdoi procesi gjyqësor kundër grupit të Agim Krasniqit

22 korrik – Në Gjykatën Themelore të Shkupit sot ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Agim Krasniqit dhe tetë personave të tjerë që u arrestuan së bashku në ditën e zgjedhjeve.
Gjatë seancës së sotme, dëshmitë e tyre para gjykatësve i kanë dhënë dy të akuzuarit Ramadan Halimi dhe Sehat Ramadani. Ky i fundit deklaroi se ka qenë i maltretuar nga policia, vetëm e vetëm për të pranuar se armët që janë konfiskuar nga policia janë të Agim Krasniqit. Dy të akuzuarit kanë mohuar se në ditën e zgjedhjeve kanë pasur për qëllim që të shkaktojnë incidente zgjedhore.
Agim Krasniqi bashkë me Ramadan Halim, Daim Fazliu Sehat Raamadani nga Kondova dhe Nuhi Mustafën, Rihan Memeti, Abdulla Jusufin, Imer Ismailin dhe Bedri Memetin nga fshati Batincë akuzohen se me 1 qershor kanë penguar procesin zgjedhor janë bashkuar për të kryer veprime të armatosura dhe kanë poseduar armë pa leje

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *