Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohen motivet e përleshjes me armë në Radushë

Zbulohen motivet e përleshjes me armë në Radushë

4 korrik – Ministria e Brendshme ka zbardhur detaje të tjera lidhur me sulmin me armë në fshatin Radushë të Shkupit, ku janë plagosur nëntë persona.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski deklaroi se motivet e këtij sulmi kanë të bëjnë me zënka dhe urrejtje midis Besfort Alitit(25), djali i deputetit të BDI-së, Rafiz Aliti dhe grupit tjetër nga fshati Radushë. Siç bëhet e ditur Besfort Alitit dhe një person tjetër janë në gjendje kritike, tre të tjerë janë lëshuar nga spitali, ndërsa pjesa tjetër po trajtohen në Qendrën Klinike në Shkup, në Spitalin Ushtarak dhe Spitalin e Qytetit të Shkupit.
“Në kuadër të kësaj urretje të krijuar midis dy grupeve nuk mund të përjashtohen edhe motive politike, sepse në disa raste ka pasur përleshje midis tyre gjatë fushatës zgjedhore”, theksoi Kotevski.
Sipas tij, një grup prej 10 personave me makinat e tipit “Shkoda” dhe “Jugo” kanë mbërritur pranë çajtores dhe më pas kanë filluar të shtënat e armëve që më pas ka pasuar me shkëmbim zjarri. .

Të dyshuar për të shtëna janë:R.Saliu, S.Aliu, M.Saliu, E.Saliu dhe V.Saliu nga Radusha, të gjithë janë në lidhje familjare. Gjithashtu sipas MPB-së, po shqyrtohen si persona të dyshuar edhe në mesin e të plagosurëve R.Asani (54), Z.Tahiri (46), N.Murtezani(47), M.Ramadani (53), J.Ramadani (44), B.Farizi(36) dhe Xh.Selami nga Radusha.
MPB njoftoi se incidenti ka ndodhur mbrëmë në ora 23.45 para çajtores “Vita” të fshatit.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *