Home / Lajme / Maqedoni / Bakojani: Nimici ka mandat vetëm për çështjen e emrit

Bakojani: Nimici ka mandat vetëm për çështjen e emrit

21 gusht – Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani ka deklaruar se ndërmjetësi Metju Nimic ka mandat për të negociuar vetëm çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, shkruan e përditshmja greke “Naftemboriki”..
Arsyeja e kësaj deklaratë të shefes së diplomacisë greke, është letra e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, dërguar kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski..
Gruevski nga fundi i muajit të kaluar i dërgoi letër Ban Ki Munit, me të cilën kërkon, përveç emrit në rend dite të kthehen edhe çështje tjera të lidhura me emrin..
Ban Ki Mun në përgjigjen e tij theksoi se së pari duhet zgjidhur kontesti për emrin dhe pastaj sipas tij do ta hapej rruga për zgjidhjen e çështjeve tjera që kanë të bëjnë me emrin.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *