Home / Lajme / Maqedoni / Bakojani:Zgjidhja për emrin pa fitues dhe humbës

Bakojani:Zgjidhja për emrin pa fitues dhe humbës

30 gusht – Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani deklaroi se Greqia do të propozojë me maturi zgjidhje për emrin pa patur fitues dhe të humbur..
“Me maturi do të propozojmë një zgjidhje pa fitues dhe të humbur.Por, jo pa përmbajtje dhe mbulesë”, deklaroi Bakojani për radio greke “Skaj”..
Sipas saj, emri i ri i Maqedonisë duhet të reflektojë realitetin në rajon dhe t`i jap fund propagandës iredentiste të Shkupit..
“Bisedimet për emrin do të kenë një qëllim, përcaktimin e një emri fqinj që do të jetë e pranueshme për të dyja palët”, theksoi shefja e diplomacisë greke..
Në fillim të muajit shtator pritet të zhvillohet një raund i ri bisedimesh midis Shkupit dhe Athinës me ndërmjetësim të OKB-së për gjetjen e zgjidhjes për emrin kushtetues të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *