Home / Lajme / Maqedoni / Bilalli: Kontesti me Greqinë – rrezik për tensione ndëretnike

Bilalli: Kontesti me Greqinë – rrezik për tensione ndëretnike

17 gusht – Moszgjidhja e kontestit për emrin me Greqinë mund të shkaktojë tensione brenda Maqedonisë, pasi shqiptarët nuk pajtohen me mbetjen e tyre jashtë proceseve integruese evropiane.
Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë, analisti Mersel Bilalli, njohës i zhvillimeve ndërkombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në Qeverinë e ish-kryeministrit Vllado Buçkovski.
Sipas Bilallit në dy muajt e ardhshëm pritet që shumë gjëra të qartësohen rreth kontestit greko-maqedonas për çështjen e emrit të Maqedonisë.
“Unë mendoj se këto dy muajt e ardhshëm do të bëhen tentimet e fundit nga ana e SHBA-ve për realizimin e fundit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, megjithatë kjo do të jetë vetëm pjesë e dëshirës së tyre.Unë nuk jam i bindur se pushteti aktual i Maqedonisë ka disponim për zgjidhjen e problemit me Greqinë dhe për pasojë muajt e ardhshëm me siguri se do të ndeshemi me situata pak më të kthjellta”, tha Billalli.

Ai theksoi se, procesi i refuzimit është tepër i dëmshëm për Maqedoninë.
“Pra, nëse zgjat procesi i refuzimit, atëherë në Maqedoni do të imponohet një mendim tjetëfare, i cili mund të jetë kundërshtues në radhë të parë mes dy bashkësive etnike dhe kjo do të hapë një proces tepër të dëmshëm për Maqedoninë”, tha Bilalli.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *