Home / Lajme / Maqedoni / Bordi i RTVM-së shkarkoi drejtorin Sajovic

Bordi i RTVM-së shkarkoi drejtorin Sajovic

14 gusht – Bordi Drejtues i Radiotelevizionit të Maqedonisë dje ka shkarkuar nga detyra drejtorin ekzekutiv të këtij servisi publik, Janez Sajovic.
Sajovic, me shtetësi sllovene dhe konsulent i OSBE-së për media, ishte një nga drejtorët e zgjedhur si ekspertë i huaj për të zgjidhur dhe reformuar RTVM-në,
Ai me anë të një letre kërkoi prishjen e kontratës së tij për shkak të siç theksoi obstruksioneve dhe keqpërdorimeve të bëra nga Bordi Drejtues i RTVM-së.
Komisioni Shtetëror Antikorrupsion në fillim të këtij muaji akuzoi Janez Sajovicin për keqpërdorim të detyrës dhe fondeve të servisit publik informativ.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *