Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski: Pa zgidhjen e emrit s’ka integrim në NATO dhe BE

Cërvenkovski: Pa zgidhjen e emrit s’ka integrim në NATO dhe BE

18 gusht – “Është e qartë se pengesat që i vendos Greqia për hyrjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike, pavarësishtë nga jolegjitimiteti i tyre i qartë, do të mbesin në fuqi, derisa nuk arrijmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për kontestin e emrit”, tha kryetari i shtetit në fjalim e tij në solemnitetin me rastin e Ditës së ARM-së.
Sipas tij Maqedonia nuk ka alternativë tjetër reale pos integrimit në NATO dhe BE.
“Thellë jam i bindur se për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE nuk ekziston alternativë politike reale”, tha Cërvenkovski.
Ai theksoi se vendi nuk guxon të mbetet për një periudhë më të gjatë jashtë proceseve euroatlantike.

“Është gabim dhe e rrezikshme për ardhmërinë e Maqedonisë, nëse dikush mendon se është e mundur që Maqedonia të mbetet për një kohëtë gjatë jashtë proceseve euroaltanike, kurse brenda të zhvillojë demokracinë dhe të ruaj nivelin e balansit ndëretnik”, tha presidenti Cërvenkovski.
Presidenti tha se, sipas shumë vlerësimeve dhe analizave, rajonin ynë, në përgjithësi filloi të lëvizë në drejtimin e dëshiruar edhe pse akoma të gjitha çështjet problematike nuk janë mbyllur.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *