Home / Lajme / Maqedoni / Dislokohen shitësit ambulant

Dislokohen shitësit ambulant

16 gusht – Tetovë, 16 gusht-Edhe përkundër aksionit të gjërë të inspektoriatit të komunës së Tetovës që të largohen shitësit ambulant nga trotuaret një numër I konsiderueshëm akoma nuk është dislokuar.Ata vazhdojnë të shesin prodhimet e tyre në trotuare.Shitësit të cilët kanë respektuar vendimin e komunës për dislokim nuk japin komente para kamerës por megjithatë thonë se ky është vend I përkohshëm dhe I papërshtatshëm.
Një pjesë e shitësve ambulant në rrugët e Tetovës janë vendosur në lokacion tjetër, bëhet fjalë për parkun përballë qendrës sportive.

”Ka patur aksione këtyre ditëve në rrugët e qytetit dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe shitësit do qëndrojnë atje, ndërsa për në pranerën e vitit e ardhshëm do të gjendet vend tjetër”, thotë Gëzim Gania, nga inspektoriati komunal.Shitja e prodhimeve bujësore do të zgjasë deri në vjeshtë.Ato thonë se vendimi I komunës është respektuar, por ajo duhet që të krijojë kushte minimale.Pikërisht për këtë ata para dhjetë ditëve protestuan para ndërtesës së komunës..

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *