Home / Lajme / Maqedoni / Gjermanët debatojnë për sëmundjen e zbuluar në Maqedoni

Gjermanët debatojnë për sëmundjen e zbuluar në Maqedoni

30 gusht – Si dhe pse duhet shpëtuar drurët e gështenjave ? Një përgjigje rreth kësaj çështje do të jepet në tubimin e caktuar për 5 shtator të këtij viti, që do të mbahet në qytezën Uetersen të Gjermanisë.
Kryetari i Komunës Wolfgang Wiech, si partner diskutimi ka ftuar drejtorin e pyjeve lokale Hans-Albrecht Heëicker dhe Alf Jark, udhëheqësin e Njësisë pëtr mbrojtjen e pyjeve gjermane.
Mbrëmja informative do të fillojë në ora 18.00 në kuvendin e kësaj komune, që gjendet në Ëassermühlenstrasse. Problemin e rrezikimit të drurit të gështenjës e ka shkaktuar një insekt me emrin Tincola biselliella.
Për herë të parë, ky insket është zbuluar në muajin maj të vitit 1984 në Maqedoni, ndërsa në Komunën e Schlesëig-Holstein në Gjermani, për herë të parë është problematizuar në vitin 2003.
“Insektet femra i vendosin vezët e tyre në fletët e gështenjës duke i dëmtuar dukshëm ato”, shpjegon Alf Jark. Me kalimin e kohës, gështenja do të shkatërrohet plotësisht, vazhdon më tutje eksperti.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *