Home / Lajme / Maqedoni / Gjuajtje në Shkup, arratiset komandant Breza

Gjuajtje në Shkup, arratiset komandant Breza

18 gusht – Të dielën në mëngjez, në Shkup, njësitet policore “Alfa” kanë dështuar në akcionin e tyre për kapjen e komandant Brezës i cili akuzohet për kryerjen e disa veprave penale dhe së fundmi i dyshuar edhe për pengimin e procesit zgjedhor më 1 Qershor, njoftoi gazeta “Koha”.
Sipas gazetës mësohet se policët e njësitit “Alfa” duke ndjekur një makinë të tipit “Golf 2” me targa të Kosovës, kanë shtënë ndaj veturës ku, sipas dëshmitarëve gjendeshin tre persona.
Në të flitet se gjendej edhe i shumëkërkuari, Hamdi Bajrami i njohur si Komandant Breza dhe ndaj të cilit, MPB ka lëshuar fletarrest që nga 23 shtatori i vitit 2003.
Policia mohon të ketë gjuajtur në drejim të veturës së lartpërmendur.

“Tash për tash nuk kemi informatë për të shtëna armësh, vetëm është paraqitur një aksident rrugor në atë pjesë të Shkupit, kur një pjesë e njësitit mobil ka shkuar në vend ngjarje me qëllim sigurimin e kushteve për të kryer ekspertizë”, theksoi zëdhënës i policisë, Ivo Kotevski.
Mirëpo nga MPB konfirmojnë se personat që janë gjendur në makinën e tipit “Golf 2” pas aksidentit janë arratisur nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarë okular thonë se, në orët e hershme të mëngjezit janë tmerruar nga krismat e armëve edhe nga britmat që janë dëgjuar gjatë koordinimit mes vete të pjesëtarëve të policisë.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *