Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski informon bashkësin ndërkombëtare për “embargon” greke

Gruevski informon bashkësin ndërkombëtare për “embargon” greke

9 gusht – Kabineti i kryeministrit, Nikolla Gruevski ka përgatitur memorandum diplomatik në të cilin numërohen shembujt konkret të blokadës greke ndaj Maqedonisë, që kanë ndodhur në periudhën e kaluar.
Ky memorandum u është dërguar vendeve anëtarët të grupit G8, me qëllim që ata të informohen për politikën jo fqinjësore të Athinës zyrtare ndaj Maqedonisë.
“Dëshiroj të shpreh shqetësimin tim serioz, përshkak të ftohjes së marrëdhënieve politike mes dy vendeve, në bazën e së cilës është kërkesa greke për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, e cila solli stagnimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në letrën e Gruevskit dërguar kancelarit austriak, Alfred Gysenbauer.

Letër të ngjajshme, Gruevski i ka dërguar edhe kryeministrit të Britanis së Madhe, Gordon Braun.
Në letër Gruevski akuzon Greqin për shkelje të të drejtave të njeriut dhe pakicës maqedonase që jeton në Greqi.
Në këtë memorandum përmenden, bllokada e fluturimit të aviokompanis maqedonase “MAT”, problemet e trasferimit të parave, maltretimet e maqedonasve ne kufirin dhe territorin grek etj.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *