Home / Lajme / Maqedoni / Kriza gjeorgjiane, përshpejton hyrjen e Maqedonisë në NATO

Kriza gjeorgjiane, përshpejton hyrjen e Maqedonisë në NATO

17 gusht – “Kriza gjeorgjiane mundet ta përshpejtoj pranimin e Maqedonisë në NATO, por megjithëatë, hapin kryesorë duhet ta bëjnë Shkupi dhe Athina”, deklaroi për televizionin A1 njeriu i dytë i ambasadës amerikane në vend, Tomas Navratil.
Navratil ka theksuar se SHBA vazhdojnë ta mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
“SHBA-të, dëshirojnë zgjerimin e NATO-s si dhe anëtarësimin e Maqedonisë. E kemi mbështetur këtë qëndrim në samitin e NATO-s në Bukuresht, e mbështetëm edhe më parë, dhe do të vazhdojnë ta mbështesim”, tha zyrtari i lartë i ambasadës amerikane në Shkup.

Ai tha se në këtë konstekts SHBA-të i mbështesin edhe negociatat e OKB-së dhe ambasadorit Nimic, me Maqedoninë dhe Greqinë lidhur me çështjen e emrit.
Ditë më parë edhe Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs deklaroi se çështja e emrit nuk duhet të jetë pengesë për hyrjen e Maqedonisë në NATO.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *