Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia vendi me papunësi më të madhe në rajon

Maqedonia vendi me papunësi më të madhe në rajon

16 gusht – Në Maqedoni, varfëria dhe papunësia mbeten ndër shqetësimet kryesore tek qytetaret. Këto vlerësime pasqyrohen në të gjitha sondazhet dhe raportet e organizatave joqeveritare. Edhe pse që nga fillimi i vitit janë shënuar trende të uljes së papunësisë, sërish Maqedonia mbetet vendi më i varfur në rajon me 34, 8 për qind të papunësuar, njoftojnë të dhënat e fundit të Drejtorisë Shtetërore të Statistikave.
Sipas Agjencisë për punësim që nga fillimi i vitit është vërejtur ulje e papunësisë. Sipas të dhënave, përderisa në fund të muajti janar ka pasur 360.738 persona të regjistruar të papunë, pas gjashtë muajve numri i tyre ka arritur në 348.222.
Megjithëate edhe pse vëreher një ulje e papunësisë, Maqedonia sërish kryeson listën e vendeve me papunësi më të madhe në Evropë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *