Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja e Ohrit shtyllë e konceptit multietnik në Maqedoni

Marrëveshja e Ohrit shtyllë e konceptit multietnik në Maqedoni

13 gusht – Në një tribuan të organizuar sot Shkup, me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, pjesëmarrësit vlerësuan se ky dokument i solli paqe dhe perspektive evropiane Maqedonisë.
“Marrëveshja Ohrit e stabilizoi shtetin për një periudhë më të gjatë dhe hapi shtigje të reja për realizimin e dëshirave evropiane të Maqedonisë”, theksoi në fjalimin e tij Dr. Bashkim Hyseni
Ai tha se pjesa më e madhe detyrimeve janë realizuar, por në këtë drejtim ka mbetur edhe shumë për t’u bërë. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdulakim Ademi u shpreh se, Marrëveshja e Ohrit është shtyllë e konceptit multietnik në Maqedoni si dhe çelës i cili i hapë dyert drejtë integrimeve euroatlantike” , tha Ademi.
Ndërkaq, Sasho Klekovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, tha se Marrëveshja e Ohrit është sukses për Maqedoninë, sepse me këtë ka sunduar paqja dhe prosperiteti në Maqedoni.

Në këtë tribunë e cila u organizua me rastin e shtatë vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit morrën pjesë personalitetet e larta shtetërore, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve të tjera..
Tribunën e organizoi Instituti për studime politike dhe interkulturore në bashkëpunim me Sekretariatin për implementimin e MO-së, pranë Qeverisë së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *