Home / Lajme / Rajon / Mërgimtarët kosovarë në pritje të hapjes së ambasadës në Zvicër

Mërgimtarët kosovarë në pritje të hapjes së ambasadës në Zvicër

9 gusht – Mërgimtarët kosovarë janë në pritje të hapjes së ambasadës së re të shtetit të Kosovës në Zvicër, informon korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA..
Ata presin që të ndërmirret një hap i tillë me qëllim që të jetë në shërbim të nevojave të tyre për çështje dokumentacioni dhe probleme të tjera. Mërgimtarët kosovarë në Zvicër më së tepërmi kanë nevojë që të hapet përfaqësia diplomatike e shtetit të tyre, sidomos për dhënien e dokumentacioneve të reja të udhëtimit. Një pjesë e mërgimtarëve nuk arritën që brenda periudhës së pushimeve të pajisen me pasaportat e reja të Republikës së Kosovës, andaj ata këtë mundësi e presin që ta realizojnë në ambasaën e re që pritet të hapet në Zvicër.
“Po presim që të hapet ambasada në Zvicër dhe pastaj të shkojë dhe ta marrë pasaportën.Të shkosh në Kosovë, po të kushton rruga, pastaj po duhesh të mungosh në punë dhe atje të kushton koha e humbur dhe kur ta kthesh je i humbur. Po folet se shpejt do të kemi ambasadat, por se kur nuk po dihet, ne po presim e po presim, sepse jemi mësuar të presim”, thonë disa mërgimtarë kosovar.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni deklaroi se hapja e ambasadave të para të Kosovës në shtete të jashtme dhe emërimi i të ngarkuarve me punët do të bëhet së shpejti. Sipas tij, diplomatët e caktuar pritet të kryejnë një trajnim profesional në diplomaci para se të fillojnë ushtrimin e detyrës së re. Zvicra është një nga vendet evropiane ku jeton dhe punon një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Ramush Haradinaj përulet para varrit të Ibrahim Rugovës (Foto)

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është përulur në orët e para …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *