Home / Lajme / Rajon / Në Kosovë mbi 2 mijë persona të zhdukur

Në Kosovë mbi 2 mijë persona të zhdukur

Kosovë, 30 gusht – Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve nënvizojnë se dhjetë vite nga përfundimi i luftës konsiderohen të zhdukur mbi 2 mijë persona.
Në këtë shifër janë përfshirë edhe eshtrat e gjetura të 400 vetave të cilat akoma nuk janë identifikuar dhe gjenden në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë.
Kryetari i Këshillit Koordinues për personat e zhdukur në Kosovë, Haki Kasumi se në Kosovë konsiderohen mbi 2 mijë persona të zhdukur, pasi që sipas tij, listat e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë kanë shumë mangësi dhe nuk kanë të përfshirë shumë persona të zhdukur gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë.

KKN-ja pas përfundimit të luftës në Kosovë ka evidentuar rreth 6 mijë persona të zhdukur, por dhjetë vite më pas kjo shifër është zvogëluar në 2 mijë veta, prej të cilëve 90 për qind janë shqiptarë dhe 10 për qind nga komunitetet e tjera pakicë.
Familjet e të zhdukurve me rastin e ditës së sotme të të zhdukurve kanë shtuar presionet pranë autoriteteve kosovare dhe atyre ndërkombëtare për ndriçimin e fatit të të afërmve të tyre të zhdukur.

Gjithashtu lexo

Vrasja e të riut shqiptar, publikohen pamjet e kapjes së dy autorëve nëpër ferra (Video)

Policia shqiptare ka publikuar pamje të operacionit për kapjen e autorëve të vrasjes së të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *