Home / Lajme / Maqedoni / Në Kumanovë shënohen demostratat e 29 gushtit

Në Kumanovë shënohen demostratat e 29 gushtit

30 gusht- Në qytetin e Kumanovës me iniciativë qytetare u shënua 20 vjetori i demostratave të shqiptarëve vitit 1988 kundër mbylljes së arsimit të mesëm shqip..
Aktivistë dhe ish të burgosur politik përkujtuan demostratat e 29 gushtit të vitit 1988, arrestimet dhe fushatën e dhushme policore që pasoi me arrestime masive dhe diskriminim etnik. Protesta e 29 gushtit ishte organizuar 20 vite më parë pas vendimit për mbylljen e shkollave të mesme shqipe dhe funksionimin e paraleleve të përziera, ku nxënësit shqiptarë detyroheshin të vijojnë mësimin në gjuhën maqedonase. Në këtë protestë pati intervenime policore që rezultoi me dhjetra të arrestuar dhe persona të arratisur nga ndjekja policore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *