Home / Lajme / Maqedoni / Nimic: Është moment i rëndësishëm për t’u gjetur zgjidhje për emrin

Nimic: Është moment i rëndësishëm për t’u gjetur zgjidhje për emrin

21 gusht – “Realizuam diskutim serioz dhe konstruktiv. Biseduam për disa mundësi për zgjidhjen e çështjes së emrit në procesin ekzistues”, tha ndërmjetësi Nimic, pas takimit me kreun shtetëror maqedonas..
Nimic theksoi se në takimet me presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë ka dëgjuar qëndrimin e tyre të harmonizuar lidhur me çështjen e emrit..
Në pyetjen e gazetarëve se a është emri “Maqedonia Veriore” në disa variante, propozimi që është diskutuar, Nimic nuk dha përgjigje konkrete..
“Nuk është fshehtësi se po kërkojmë formulim që do t’i kënaq të dyja palët në negociata. Ky emër është përmendur edhe në shtyp këtyre ditëve. Nuk do ta demantoj as vërtetoj”, tha Nimic i cili refuzoi të flas për një emër konkret.

Ai shtoi se nuk ka një afat të caktuar për zgjidhjen e emrit, por kjo periudhë është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të lëshohet shansi për progres.
Emisari i OKB-së, theksoi se negociatat me kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe presidentin, Branko Cërvenkovski janë fokusuar vetëm në çështjen e emrit.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *