Home / Lajme / Maqedoni / Nimic të premten viziton Shkupin

Nimic të premten viziton Shkupin

18 gusht – Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic të premten vjen në Shkup për t’u takuar me kreun shtetëror maqedonas.
Në këtë takim, Nimici dhe autoritetet maqedonase do të shqyrtojnë mundësinë se a mund të arrihet progres për zgjidhjen e kontestit të emrit deri në muajin shtator.
Pritet që në fillim të muajit shtator, ndërmjetësuesi i OKB-së të paraqes propozim të ri për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.
Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski të martën do të realizoj takim ko-ordinues me kryeministrin, Nikolla Gruevski, me ç’rastë do të definojnë pozicionin e tyre për çështjen e emrit.
Ky raund i negociatave vjen nën presionin e fuqishëm të Uashingtonit, i cili pret zgjdhje të shpejtë për emrin dhe vendim për pranimin e Maqedonisë në NATO.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *